TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë Maja Gojković, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Burimet zyrtare njoftuan se në takim u vlerësuan vizitat e zyrtarëve të nivelit të lartë në Tiranë dhe Beograd, që dëshmojnë një hap përpara në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, tashmë në një fazë të re.

Znj.Gjokovic nënvizoi se dy vendet tona garantojnë stabilitet në rajon dhe se qëllimi ynë i përbashkët është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Kryeministri Rama dhe zonja Gojković biseduan edhe lidhur me mundësitë e shumta të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha me interes të ndërsjellët. Palët vlerësuan bashkëpunimin gjithëpërfshirës të vendeve të rajonit të nisur në kuadër të procesit të Berlinit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb