TIRANE– Kryeministri Edi Rama edhe këtë të diel ka zgjedhur që të bëjë promotorin e turizmit shqiptar.
Me anë të një video të postuar në ‘Facebook’, kreu i qeverisë ka sjellë në fokus historinë e disa turistëve të huaj suedezë që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre, nga Valbona në Durrës.
Ata kanë shprehur eksperiencat e tyre dhe se çfarë u ka bërë përshtypje në vendin tonë.
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me përjetimin e Shqipërisë turistike nga këta të rinj suedezë gjatë rrugëtimit të tyre nga Valbona në Durrës ?”, citohet në mesazhin e Ramës.
Por kaq ka mjaftuar që në adresë të Ramës të nisin komentet nga qytetarët, ku shumë prej tyre kanë kritikuar kryeministrin. Mes komenteve shihet se si një qytetar i sugjeron Ramës që të hapë sytë. As Durrësi, as Ksamili as Syri i Kaltër, katastrofe i ke. Hapi sytë, ndizi dritat e gjata dhe shiko. Turizëm vetëm për bagëtitë”, citohet në mesazhin e qytetarit.
(ed.me/BalkanWeb)