Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ndodhet në Prishtinë për të festuar 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Dje ai ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të mbajtur në Kuvendin e Kosovës si edhe në darkën e shtruar për trupin diplomatik.

Por me sa duket festa me vëllezërit kosovarë vazhdon ende për shefin e qeverisë shqiptare. Në një nga këto momente gëzimi, kryeministri ka takuar edhe kampionen kosovare të xhudos në botë, Majlinda Kelmendi, me të cilën ka bërë edhe një foto. Por xhudistja ka pozuar me dy gishta, simboli i demokratëve në Shqipëri dhe i Lidhjes Demokratike në Kosovë. Ndoshta kryeministri ka dashur të japë një mesazh një ditë para protestës së opozitës në Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb