TIRANE- Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në “Facebook”, ka publikuar “Letrën e Javës” ku i ka shkruan një mësuese e cila është punësuar falë portalit “Mësues për Shqipërinë”.

“LETRA E JAVËS
Z.Kryeministër përshëndetje!
Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar që falë portalit ” Mësues për Shqipërinë ” unë sot fillova punë si mësuese.
Ju falenderoj thellësisht nga zemra për këtë mundësi të jashtëzakonshme që na jepni. Falenderoj Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj.Lindita Nikolla dhe Drejtorin e Drejtorisë Arsimore Pogradec, Z.Ilir Torra.
Portali u zbatua me transparencë absolute në bazë të renditjes së pikëve të kandidatit. Më rikthyet besimin dhe shpresën se edhe në Shqipëri gjendet e drejta.
Me respekt
Eva Sofi”, thuhet në letër.

Por ashtu si edhe në postime të tjera të kryeministrit Rama, ndjekësit e tij në rrjetin social i janë turrur me komente. Teksa i shprehin shqetësimet e tyre, disa qytetarë thonë se ka qindra raste të mësuesve që kanë fituar pikët por nuk janë punësuar.

Sakaq, disa të tjerë i kërkojnë që të mos publikojë vetëm letra të kësaj natyre, por edhe ato raste kur qytetarë i shkruajnë për hallet dhe problemet e tyre.

KOMENTET E QYTETAREVE
“Z.Kryemin te besuam votem se menduam qe padrejtesite nga sistemi i kalbur do zhdukeshin me ne fund.Jam e zhgenjyer se tepermi, se me figura rrugacesh qe duan te rrjepin punonjesit, ulin besueshmerine ne reformen qe ju premtuat mbi arsimin.Konkretisht kam nje vit qe perpiqem te gjej zgjidhje mbi shkarkimin tim te padrejte nga arsimi.Kush pergjigjet per padrejtesine qe me beri drejtori i shkolles Gege ,Kucove,Xhevair Sulovari si dhe mbeshtetesja e tij ,pergjegjesja e ZA,Eglantina Gjika????Dhe padrejtesia nuk mbaron ketu ,ku mbeshtetja e tyre shkon me larte akoma dhe mua sme jepet e drejta pasi jam “stermbesa e nje demokrati”.Ky eshte SHTETI DEMOKRATIK????Mund te me thoni ju i nderuar se clidhje kam un me hakmarrjen e tyre??Dhe tjetra prandaj jane me detyra te besuara ata, te heqin ke te duan????”

“Zoti Kryeminister ne qofte se eshte ne baze te pikeve te mesuesve di une nje rast qe po procedohet gabimisht ;)”

“O z.kryeminister imagjino sa keq jemi.ka ber tjetra 20 vjet shkoll.dhe esht e lumtur qe do mari ato 4 qind mij lek te qelbura,qe zdo i dalin per buk”

“Me keta te lsi me kolisterolin 700 cfare do behet. Ne profil jane ata, pavarsisht se e moren brenda nates diplomen ?
Une smbahem per magjistar por te jesh i sigurte qe po te fitonin ata do leshonin renje a eternita me maskaralleqe.
Te takon ty interpretimi, dhe jam i sigurte qe ste shpeton asgje ?”

“E ne rastin kur mesuesit jan me pike te barabarta si procedohet me mik apo me lek si ne Kosove ?”

“Zoti kryeminister si leter te dites duhet te postosh kur te kryhen mbi 50000 arrestime brenda nates ndaj ministrave, ish ministrave, deputeteve dhe ish deputeteve, drejtoreve dhe ish drejtoreve qe per 27 vjet kan vjedhur e monopolizuar shqiperine. Atehere mund te bindet populli qe ti je njeriu i duhur per kete vend dhe do hysh ne histori perkrah skenderbeut dhe ismail qemalit. Por per kto letra servilizmi per nje vend pune sbesoj se do na mbushesh mendjen kur jan me qindra mijera te tjere qe dhe buken thate e marrin me liste.”

“Akoma ka mesues qe ne vend te regjistrit mban cel, flet pa piken e pergjithsis shpjegim nuk din te japin per mesimin..ćfar do behet me keta mesuese sepse ankesen e kemi ber ne ministrin e arsimit dhe asnje prgj.!”

“Dhe sa mesues te tjer jane qe kan mbaru shkollen, dhe nuk gjejn pune. Fusin ne pun mesues me shkoll te mesme.”

“Po ato letrat e tjera per hallet qe ju shkruhen e ate qe po heqin kto njerez te ketij vendi qe ju drejtoni zoti kryelartesia juaj pse nuk behen LETRAR e JAVES duke u shoqeru dhe me zgjidhjen e hallit nga ana juaj apo 1 rast ne 500 mije si kjo ne fjale duhet t behet leter jave ?!”

“pupupupupuu cfare thua mo burr ore kemi njerz qe ka 1 vite qe kerkojn pun dhe nuk ishef njeri me sy pa i gjetur mikun nik behet llaf ti i bie fyellit me nje vrim.”

“Ka 1000 te tjer qe kerkojn pune posto dhe ato. EDO”

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: