Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm i ka uruar shqiptarët me një tjetër video nga ndërtimi i një shkolle të re.

Kreu i qeverisë ka lajmëruar për ndërtimin e shkollës “Ardian Klosi” për banorët e Bregut të Lumit.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga shkolla e re ‘Ardian Klosi’, ngritur nga themelet për banorët e Bregut të Lumit, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në Facebook.

Kjo është pritur mirë nga disa komentues që e përgëzojnë Ramën për punët e bëra, por ka dhe nga ata që janë ende të pakënaqur.

Njëri prej komentuesve i shkruan: “Po car miremengjes, keshtu si e ke nis po na i nxjerr femijet rrugeve”

(e.f/BalkanWeb)

Etiketa: