KAMEZ- Protesta e nesërme e parashikuar nga opozita për t’u mbajtur para Parlamentit nuk mund të mos përmendej nga kryeministri Rama, gjatë një aktiviteti që zhvilloi sot për shpërndarjen e disa lejeve të legalizimit në Kamëz.

Ndërsa po i jepte lejen e legalizimit të shtëpisë një qytetari me aftësi të kufizuar, kryeministri Rama ka bërë një batutë me të, duke i aluduar se “meqë nesër do shkonte në protestë, do ishte mirë mos ta linte motori i karrocës”.

BATUTAT ME QYTETARIN
Rama: S’po të pyes për kë ke votuar, se dukesh. Merre lejen tani, edhe nesër te protesta, para Parlamentit. Do zoti nuk të le motori (i karrocës për personat me aftësi të kufizuar”.

Qytetari: Faleminderit, do uroja që edhe të tjerët të merrnin lejen.

Rama: Ca do tjetër?

Qytetari: Ca të duash ti?

Rama: Po he çfarë do?

Qytetari: Kam aplikuar tre katër herë, që në kohën tuaj, por asgjë. Kemi çuar letrat atje, po na i kthejnë për një shkronjë gabim, e ne që paguanim çdo herë sa herë aplikonim. Po jua kemi falur, siç na i keni falur ju.

Rama:
Foli çik si miza në qyp ky, por na tha se ‘nuk na i dhanë lejet atëherë se kishin punë shumë, por edhe ju na lodhet shumë, se na çuat edhe te noteri’. S’dashkan noter. Noteri duhet për ty, se nesër vjen një tjetër dhe të thotë kush ta bëri këtë, dhe ti e fakton me dokumentin e noterisë.

Rama: Ti je në rregull, tani e ke lejen e shpisë. Motorin edhe gati për te Parlamenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: