TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me opozitën për shkak të përmbytjeve. Pas fjalës së Berishës i cili tha se Bypassi i Shkodrës i realizuar nga PD kur ishte në pushtet nuk ishte një digë, por autostradë ka ardhur përgjigja e Ramës. Kryeministri u shpreh se për Bypassin e Shkodrës është ankuar edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi.

“Llazore do të thotë një kazan dixhital. Debati ishte tek By pasi i Bunës. Nuk kam thënë që Shkodra nuk është vunerabël nga përmbytjet, por përmbytja më katastrofike e Shkodrës i erdhi nga keqmenxhimi i kaskadës. Po ju dalin pak nga pak gjërat sipër ujit. Lufta kriminelësh është mizorabilitet. Unë nuk kam luftuar kriminelët, pasi kjo foltore nuk është për të bërë luftë kriminelësh, por për luftë debatesh.

Nuk marrim nëpër gojë gjithë dynjanë me libër shtëpie. Nuk ka Kuvend në botë që flasin më shumë për kriminelët se për ekonominë. Këtu kap kriminelë nga gazetat, bëj personazhe… Sali për By Passin në fjalë është ankuar Voltana Ademi dhe shoqatat në Shkodër dhe ne jemi vënë në lëvizje nga ankesat e tyre. Nuk keni bërë një projekt të hajrit”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: