TIRANË-Kryeministri Edi Rama deklaron se përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane po merr jetë rruga e rindërtuar e Vermoshit për të çelur udhën e turistëve në këtë zonë.

Kryeministri Rama nëpërmjet statusit të tij ‘Facebook’ në mesditën e të enjtes, shprehet: “Rilindja urbane në Malësinë e Madhe. Në rrugën e rindërtuar për në Vermosh po merr jetë, përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, një oaz i mrekullueshëm turistik, ku udhëtarët do të ndalen dhe shijojnë mikpritjen, ushqimin, natyrën pas transformimit rrënjësor të qendrës së vjetër të Tamarës”.

Kryeministri Rama gjithashtu sjell disa imazhe nëpërmjet fotove nga puna artistike dhe cilësore që po bëhet në këtë aks kombëtar të Malësisë së Madhe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: