TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se një tjetër qytet pritet të rilindë falë financimit nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane. Bëhet fjalë për qytetin e Fierit, aty ku sipas Ramës, puna vijon me ritëm të lartë.

“Një tjetër kantier i madh i financuar nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane, në vazhdën e punës së jashtëzakonshme që po bëhet me ritëm të lartë, në Bashkinë e Re të Fierit”,-shprehet kryeministri.

Rama e shoqëron postimin e tij me foto të projektit final dhe foto gjatë punimeve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: