Në emisionin “Studio e Hapur” në News24 gjatë diskutimit, kryeministri Edi Rama duke mos i dhënë dot përgjigje pyetjeve të shumta të drejtuara nga gazetarja Eni Vasili, tha: “O Zot, o Zot, o Zot!”

Dhe si për t’i mbajtur lojën, gazetarja e pyet: “Nëse do të kishit Zotin para meqë po e thërrisni kaq shumë z.Kryeministër, çfarë do t’i thoshit?”

Kreu i qeverisë edhe në këtë rast nuk mund të linte ironitë kundrejt Partisë Demokratike dhe opozitës duke thënë se “do t’i kërkonte Zotit të hidhte dritë mbi çadrën e tyre”.

“Do i kërkoja të hidhte dritë mbi Çadrën e PD-së, t’i iluminonte nga errësira që i ka pllakosur,” tha Rama.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb