TIRANE– Kryeministri Edi Rama deklaroi se në buxhetin 2018 janë caktuar më shumë fonde për Ministrinë e Kulturës.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut kreu i qeverisë buxheti është 13 % më i lartë, që do të thotë 237 milionë lekë më shumë se në 2017-ën. Mes të tjerash në videon e publikuar nga kryeministri shihet se për herë të parë do të bëhet edhe regjistri dixhital për objektet e trashëgimisë kulturore.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë informacion mbi përmasën e rritur të mbështetjes me Buxhetin 2018 edhe për Kulturën e Trashëgiminë tonë të çmuar historike duke e forcuar si instrument zhvillimi ekonomik dhe mirëqenieje, ju uroj një ditë të mbarë ?”, thuhet në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: