TIRANE- Kryeministri Edi Rama e sfidoi hapur kryedemokratin Lulzim Basha që nxori dje një foto me një trafikant sipas tij, që quhet Durim Keçi e që u arrestua vetëm pak ditë para se Rama të vizitonte Italinë.

Sipas kryeministrit, atij sapo i kishte ardhur një foto e të njëjtit person që ndodhej në çadrën e lirisë bashkë me deputetët e PD.

“Ma çuan tani, kujt t’ja çoj foton e atij që ndore dje me Blendi Klosin? Tani sa ma çuan, ja ku ndodhet në çadrën e lirisë bashkë me deputetët e tu. Lërini fotografinë nga mitingjet. Personi që keni nxjerr me Klosin, ishte në çadrën e lirisë dhe aty ka dalë me deputetët tuaj. Ça do them tani? Jeni ju të inkriminuar? Turp kush na sheh, na vjen zor. Bëni një eksperiment se çfarë do flasim ne nëse heqim nga goja fjalën; drogë, kriminelë”,- tha Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: