TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë ‘Komunikimit javor’ për kërkesat e opozitës si dhe për opsionin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit nëse nuk plotësohen kërkesat e saj. Rama tha se pavarësisht ultimatumeve të opozitës, mazhoranca është e hapur për dialog, ndërsa nuk do të ketë shtyrje te zgjedhjeve. Kryeministri u shpreh i bindur se PD do hyjë në zgjedhje dhe në Kuvend për të votuar vettingun pavarësisht përbetimeve.

“Kostoja që përpiqet të bëjë PD për të mos hyrë në zgjedhje është një përpjekje e dështuar. PD zgjedh të pranojë ultimatume dhe po nuk u pranua ultimatumi i saj nuk do hyjë në zgjedhje. E kam thënë dhe e rikthesoj se jemi gati për dialog dhe për ndërhyje në kodin zgjedhor që PD të jetë sa më e garantuar për zgjedhjet. Kjo qeveri ka detyrë të përfaqësojë shumicën të nënshkruar nga 1 milion shqiptarë dhe nuk mund të prishë kontratën. Opozita mund ta kërkojë qeverinë teknike, por nuk mund të imponojë largimin. Kjo qeveri do vazhdojë kontratën me popullin shqiptar deri në 18 qershor. Edhe data e zgjedhjeve është e përcaktuar dhe nuk mund të shtyhet. Jam i bindur se PD do hyjë në zgjedhje, pavarësisht përbetimeve, ashtu siç besoj se do hyjë dhe në Kuvend për të votuar vettingun. Do respektojmë datën e zgjedhjeve dhe do angazhohemi për të bërë më tepër për shqiptaret. Jemi në orën e përpjekjeve për të bërë shtet dhe ketë nuk e ndal dot askush”- tha Rama.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154575468131523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb