Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama: Shkarkim kreut të KQZ-së dhe kryebashkiakut të Mallakastrës

rrr

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste mbështeti nismën e socialistëve për të kërkuar shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri. Sipas Ramës, duke kërkuar shkarkimin e Zgurit do t’i hapet rrugë më pas edhe shkarkimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, i dënuar në Itali.

“Përshendes nismën e grupit për të filluar procedurat për shkarkimin e kryetarit të KQZ-së. Nga ana tjetër, së bashku me ekspertët e Kryeministrisë po shqyrtohet mundësia për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, si subjekt i ligjit të dekriminalizimit”, tha Rama.

Sa për Kapllanajn ai u shpreh se: “fakti që ka teserën e PD, nuk e bën me imunitet ndaj ligjit dhe as virgjëreshë në raport me veprat penale që ka kryer dhe ndëshkuar nga gjykata italiane, kreun e kësaj bashkie”.

Përmes një relacioni socialistët dënojnë sjelljen, sipas tyre individuale të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, duke mos thirrur mbledhjen e KQZ-së për mandatin e tij.

PS kërkon shkarkimin e Klement Zgurit nga detyra e kryetarit të KQZ për shkelje të rëndë të ligjit të dekriminalizimit. Në relacionin e tyre, socialistët citojnë rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të administratës së KQZ, sipas së cilës Kryetari i KQZ kishte detyrimin ligjor që brenda 10 ditëve nga data 16.10.2017 të thërriste në seancë publike mbledhjen e KQZ dhe të fuste këtë çështje “për shqyrtim”.
(m.a/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.