Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka akuzuar sërish kreun aktual të qeverisë, Edi Rama për emërimet në instiutucionet publike.

Ai shkruan se Rama ka emëruar në postin e drejtorit në ALUIZNI-t te Tiranës një person të përfshirë në listën e zezë për grabitjen e tokave në Bregdet.

Statusi i plotë

Hajduti i tokave te Vlores dhe Bregut shperblehet nga Rama duke e emeruar drejtor ne hipoteken e Tiranes! sb

“Edvin Rama ka emeruar Drejtor tek Aluizni Tirane kryehajdutin e hipotekes Vlore Rezart Elmazi, te cilin e perfshiu edhe ne listen e zeze. Ka grabitur e falsifikuar toka e prona ne Narte, Uji i ftohte, Radhime, Borsh, Palase, Karaburun. Eshte pjese e bandes tepelenase te pronave te bregut drejtuar nga Alket Hyseni, deputet, krahu i djathte i Rames per vjedhjet ne qarkun e Vlores. Rezarti ka hesape personale ne Vlore. Do e degjoni.

Hajduti Alket Hyseni paska kercenuar opoziten sot me reformen ne drejtesi. Ai me bastardin Rezart Elmazi, ish drejtor i hipotekes Vlore dhe banditet e tjere tepelenas kan grabitur toka ne bregdet. Megjithse e kemi denoncuar nuk po e permend askush.”

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: