TIRANE – Rezultati i zgjedhjeve në Dibër, ku kandidati i majtë Muharrem Rama fitoi bindshëm ndaj Sherefedin Shehut, duket se ka përmbushur pritshmëritë e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka mbledhur mbrëmjen e sotme deputetët socialistët që u angazhuan në procesin zgjedhor, për t’i falënderuar për kontributin e tyre.

Mësohet se në darkën e shtruar në ‘Hotel Tirana’, marrin pjesë ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, i cili drejtoi fushatën, grupi i deputetëve të Dibrës, ministri Saimir Tahiri, kreu i grupit Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Blerina Gjylameti, Ulsi Manja, etj.

Burime brenda darkës bëjnë të ditur se Rama u ka shprehur deputetëve falënderimet e tij për atë që e cilësoi si korrektësi dhe qytetari të treguar nga ana e tyre në zgjedhjet në Dibër.

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane arriti të mbajë Bashkinë e Dibrës, por këtë herë me një rezultat gati 10-fish më të lartë se kundërshtari. Rreth orës 18:00 të ditës së djeshme u mbyll edhe kutia e fundit, e 118-ta, e cila thelloi me 4.162 vota përpara rezultatin e kandidatit të PS-së, Muharrem Rama kundrejt atij të PD-së, Sherefedin Shehu. Në një krahasim me zgjedhjet e një viti më parë, diferenca mes kandidatëve ishte vetëm 456 vota, në favor të Shukri Xhelilit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb