TIRANE- Kryeministri Rama ka shtruar një darkë për deputetët socialistë në mbyllje të sesionit parlamentar. Darka është organizuar në kompleksin turistik “Chateau Rexhekri” në Surrel, një nga vendet e frekuentuara nga vetë Kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë kishte lajmëruar deputetët e tij për në orën 20:00 për të qenë në kompleksin ku do të zhvillohej darka, por për shkak se votimi i marrëveshjeve në Parlament zgjati deri në orën 20:30, deputetët u grumbulluan në Surrel rreth orës 21:00.
Mësohet se në darkë ka munguar deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka debatuar ashpër me Kryeministrin Rama në mbledhjen e një jave më parë në Asamblenë Kombëtare për mandatin e skaduar të kryetarit të partisë. Gjithashtu, të ftuar më¬ sohet të kenë qenë dhe ministrat socialistë të kabinetit qeveritar, por jo ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
(ma.ar/Panorama/BalkanWeb)