TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka shtuar mbrëmjen e sotme iftar në ambientet e kryeministrisë, në respekt të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë deklaroi se iftari nuk është një mënyrë për të përjashtuar ateistët, por është një mundësi për bashkëjetesë mes besimtarëve dhe jobesimtarëve. Rama foli edhe për një mik që i kish refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë sofër, ndërsa ai i kujtoi atij se kjo ishte një sofër gjithëpërfshirëse.

“Më bëri përshtypje refuzimi i ftesës nga një njeri i ditur, që me mirësjellje i tha protokollit të kryeminsitrisë se ishte ateist dhe si i tillë nuk mund të ulej në një sofër me besimtarët. Asnjë arsye për tu ndjerë të referzuar e mikut në fjalë, por për të reflektuar nëse ka apo jo vend në softën e ifratrit për ateistët. Po të ishte platformë e vetëm atyre që nuk besojnë në ekzistencën e zotit, sonte nuk do ishin të pakët ata që s’do ishin këtu. Nëse do të qe një sofer përjashtuese nuk do ishte gjithpërfshirëse për ata që ndryshe nga besimtarët myslimanë, besimi në zot iu buron gjetke, e vendosin kontakte të tjera me zotin, në forma të tjera. Besoj fort se fakti që në sofrën e iftarit mblidhemi pranë si besimtarë të feve të ndryshem dhe si jobesimtarë për ti bërë respekt një prej feve. Pjesmarrja në një iftar është shprehje respekti dhe një mundësi e vecantë për të krijuar dhe projektuar me njerëz krejt të ndyshëm, një hapsirë bashkëjetese të ciltër”,- tha Rama në nisje.

Nga ana tjetër, Rama iu drejtua dhe të pranishmëve në sallën e improvizuar, mes të cilëve dhe Filip Çakullit.

“Kjo hapësirë është krejt e veçantë për të konsumuar lirinë për të qenë të ndryshëm disa prej nesh kanë ardhur këtu pas një dite të gjatë në mungese të ujit dhe bukës. Edhe një ateist si Filip Çakulli nuk do ngelej pa u prekur nga kjo tryezë. Një nga fjalët e para të Kuranit, njësoj si dhe shtrimi i Iftarit është një ftesë. Asnjë sforcim në besim thotë Kurani, të besoj ai që do dhe mos të besoj ai që se ndjen. Tingulli i këtyre fjalëve na bën mirë dhe ne. Ne jemi këtu në këtë Iftar, dhe pas sulmeve të ekstremisteve.”, -pohoi Rama.

Sakaq, kryeministri iu drejtua sërish mikut të tij ateist, pa përmendur këtu emrin e tij, ndërsa theksoi se pavarësisht mosbesimit ai duhet të ishte prezent.

“Nuk e di se ça do thoja sotme, miku im ateist që mungon. Dua ta falënderoj mikun tim që mungon, por mu dha mundësia që ti them se kushdo që lë të zbrazur vendin e tij në Iftar, lë vendin bosh për të gjithë. Por për të mos lënë vendin tende dhe për një mosbesues si ti, garanton ndarjen e bukës mes gjithsecilit. Teksa duke folur në distancë me mikun ateist që refuzoi ftesën, mu kujtua se Islami është i zhveshur dhe është i ngjyrosur. Islami ka gjetur vetveten, për të cilin Papa Gjon Pali ka thënë se ji përherë me arsye dhe përmbaju të mirës që pranohet me të mirët dhe të ngjashmit e tu. Në vendin tonë të vogël, islami ka gjetur vetveten. Nëse besimi nuk është djep kulture, ai është një mashtrim. Nëse besimi nuk gjeneron të bukurën ai nuk bën asgjë. Le ti gëzohemi këtij momenti, që të gjithë siç jemi, në veçorinë tonë, të ndjejmë përkëdhelinë e madhe të fatit se u lindëm në një tokë që përmban një thesar që ta ruajmë, bashkëjetesën fetare, e ta ruajmë për fëmijët tanë. Më pëlqen t’ju shoh këtu se më kujton një njeri të përulur: Hape derën tende ndaj çdo qytetari dhe përkujdes të kesh ndaj ti mikpritje dhe dëgjesë. Zoti të dha një barrë të rëndë për të mbajtur.”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Edi Rama.
(ma.ar/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: