TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga ‘sulmi’ ndaj mediave, pasi edhe sot ka mbajtur po të njëjtin qëndrim ashtu sikur dje, duke i cilësuar ato ‘kazan’. Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook” Rama teksa është ndalur tek ikonat e ‘shpëtuara’ nga shteti, pasi më parë ruheshin nga koleksionisti Gjergji Thimo, theksoi se mediat çfarë nuk kurdisën me këtë rast.

Ai theksoi se mediat kishin hedhur baltë, ndërsa kishin akuzuar si grabitës qeverinë të kësaj pasurie të popullit. Dje në mbrëmje, kryeministri, i cili ishte i futar në emisionin ‘Opinion’ deklaroi se ‘mediat ishin kazanë’, pasi merreshin me përbaltje, duke i krahësuar ato me PD-në. “Keni ndërtuar një kulturë mizerabël, ju dhe PD për të përbaltur njerëzit. Si mund të nxjerrin mediat këtë? Ai nuk është shtyp, por kazan.”, kështu u shpreh Rama dje për mediat.

Ndërkohë, ditën e djeshme u çel ekspozita në Muzeun Historik, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ku janë ekspozuar vetëm 62 objekte prej koleksionit të Thimos, nga 476 objektet e sekuestruara prej tij në vitin 2013.

MESAZHI I RAMËS


THESARET E SHPETUARA

Ne tetor te 2013 sekuestruam 476 objekte te vjedhura. Gjyqi mbaroi. Mediat e kazanit te politikes se verber te baltes e mllefit, na kërdisen e s’na lane gje pa thene, duke na akuzuar deri edhe si grabites te kesaj pasurie te popullit! Nderkohe ne punuam, me shume se nje vit, duke pastruar, dezinfektuar, kataloguar e pajisur me certifikate te personalizuar, te gjitha objektet e sekuestruara, te cilat sot ndodhen ne fondin e Muzeut Kombetar. Ne sallat e ketij muzeu, nje ekspozite me objekte te perzgjedhura nga ky fond prej 476 objektesh, eshte çelur dje per publikun, ne diten kombetare te trashegimise kulturore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: