TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një pritje në ambientet e Kryeministrisë me ambasadorët e vendeve të huaja të akredituar në Tiranë me rastin e fundvitit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u uroi mirëseardhjen ambasadorëve të rinj të akredituar së fundmi në Tiranë, ndërsa u shpreh se Shqipëria është vend që nuk të lë kurrë të mërzitesh dhe do ju mungojë pasi të mbarojnë misionin e tyre.

“Shpreh kënaqësi për takimin tonë të përvitshëm me rastin e festave që tashmë është kthyer në traditë. Ju uroj mirëseardhjen dhe një punë sa më të frytshme në punën tonë edhe për ambasadorët që gjenden këtu për herë të parë. Të jeni të sigurt se kur të vijë dita për t’u larguar, Shqipëria do ju mungojë. Kemi dëshmi të këtij fakti, ku njerëz që vijnë nga vende të zhvilluara pasi ikin prapë mendjen e kanë në Shqipëri. Shqipëria nuk të lë kurrë të mërzitesh dhe është një vend me të papritura dhe me surpriza”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: