BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime miqësore para dëgjesës në Parlamentin Europian. Rama është takuar me shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini si dhe me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein. Me të dy diplomatët, Rama ka pasur biseda të veçanta.

“Disa takime miqësore përpara dëgjesës me grupin “Miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian”?????”, shkruan kryeministri.

Më herët Rama u takua komisionerin Johannes Hahn si dhe me kryeministrin belg Charles Michel, i cili shprehu mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: