TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim kokë më kokë me kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizin. Takimi mes të dyve është zhvilluar në kryeministri dhe ka zgjatur 30 minuta.

Bëhet me dije se ecuria e disa bashkive që drejtohen nga PDIU-ja por edhe reforma në drejtësi kanë qenë në thelb të këtij takimi.

Burime të News 24 thonë se Shpëtim Idrizi është i pakënaqur me zbatimin e marrëveshjes, dhe se për këtë ka shkuar në zyrën e Ramës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb