TIRANË- Me gratë socialiste të qarkut të Korçës, kryeministri Edi Rama foli për arsyet që e shtynë të bënte marrëveshje me Lulzim Bashën, që PD-ja të hynte në zgjedhje. Duke mos i kursyer Batutat, kryeministri e thumboi sërish kryedemokratin Basha kur tha se në arritjen e marrëveshjes i është dashur të bëjë rolin e Romeos.

“Se do vinte dita që do bëja Romeon në këtë moshë dhe do e bëja për të takuar Lulin do thosha këtë nuk do e bëja kurrë”,- u shpreh ai.

E ndërsa shpërthyen të qeshurat, kryeministri ia pasoi me këtë shprehje “Nuk do prisnim të na vinin shkesët që thonë merre mo se është e mirë shikoje njëherë vajzën”.

Duke folur për marrëdhënien në vazhdim me kreun e opozitës, Rama shtoi se: “Do kemi një dialog institucional mes kryetarit të qeverisë dhe opozitës dhe kjo është diçka që njerëzit mezi e kanë pritur. Por ka edhe nga ata që merren me fjalë, merren me pazare leku, byreku keku vetëm par atë punë dalin në tv”,- shtoi Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: