TIRANE- Kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ i ka dhënë një përgjigje indirekte deputetit të larguar nga radhët e Partisë Socialiste, Ben Blushi, duke i ‘shpjeguar’ atij kuptimin e kësaj partie si edhe të fjalës “Rilindje”.

Duke sjell dëshmi nga disa personazhe që vuajtën nga regjimi i diktaturës komuniste, Rama theksoi se kjo është Shqipëria e gjeneratës së re. Nga ana tjetër ai nuk kurseu as kundra-thënien për Blushin, të larguar tashmë nga PS-ja, duke shtuar se: “#QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara?”.

“Ja kush është Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kuptimi i fjalës Rilindje?, në dëshmitë e gjalla të atyre që u tërhoqën zvarrë, deri tre vjet më parë, pasi i shpëtuan ferrit të diktaturës…
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër????
#QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara?”, citohet në mesazhin e Ramës, që e shoqëron edhe me një video.

Një ditë më parë, deputeti Blushi deklaroi në ‘Opinion’  se qeveria nuk kishte bërë asgjë për shtresat në nevojë. Ndërkohë, ditën e enjte nga foltorja në Kuvend, Blushi theksoi se nuk po largohej nga Partia Socialiste, por nga Rilindja.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154109122896523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: