Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama thumbon ish-aleatët: U bënë ministra me parti që s’ekzistojnë, kushërinjtë i bënë drejtorë (Video)

edi rama

BERAT- Kryeminsitri Edi Rama thumboi sot nga Berati dy aleatët e Lulzim Bashës, Nard Ndokën kreun e PDK-së dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së.

Duke shpjeguar bashkëqeverisjen me qytetarët, Rama tha se këta të dy, të sipërpërmendurit nuk kanë asgjë më shumë se sa njerëzit e thjeshtë që duan poste.

“Çfarë ka Nard Ndoka apo Vangjel Dule më shumë se ajo zonja që foli? Kanë vetëm një avantazh, nuk ju vjen zor të dalin në televizor. Ata dinë si të hyjnë nga dritarja kur dalin nga dera. Janë mësuar me ato partitë e tyre që s’dihet si ekzistojnë, pretendojnë të bëhen edhe ministra, të fusin edhe kushërinjtë drejtorë. Pse këta kanë pretendime dhe një njeri i zakonshëm nuk mund të ketë”,- tha kryeministri i vendit.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.