TIRANE- Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Fierit, ku po zhvillon një takim elektoral me gratë socialiste, thumboi mallkastriotët, pasi këta të fundit në zgjedhjet e 2015-ës votuan një kryebashkiak të djathtë, pikërisht Agron Kapllanajn.

Teksa foli për projektet e Rilindjes Urbane, dhe ndryshimet rrënjësore sipas tij që kanë pësuar Fieri, Ballshi, apo vende të tjera, kreu i ekzekutivit tha se vetëm për Mallakastrën s’u bë gjë.

“Do bënim të bënim dhe për Mallakastrën ndryshime. Por atyre në Mallakastër ju gdhiu dita mbrapsht kur votuan në 2015, por s’ka problem”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb