SHBA- Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë shteteve anëtare të OKB-së, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë atë sa më parë.

Nga Asamblea e OKB-së, teksa foli për marrëdhëniet me fqinjët në Ballkan, Rama u ndal tek negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat vazhdojnë prej vitesh.

Mes të tjerash kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ka pasur edhe disa nga ata vende fqinje, duke thumbuar kështu Serbinë, se duke i dhënë pavarësinë Kosovës, do të çliroheshin forca të errëta në Ballkan.

“Jam i bindur se aq sa Shqipëria ka nevojë për BE, po aq ka nevojë BE për një ballkon të fortë. Për të krijuar në rajon normal, të gjithë anëtarët duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Ndaj mendoj se kjo është arsyeja që Kosova të trajtohet si vendet e tjera, pasi është thelbësore. Ka pasur nga ata në këtë foltore se pavarësia e Kosovës do të çlirojë disa forca të errëta që nuk do të kontrolloheshin dot. Ne se kemi parë këtë. Qytetarët në Kosovë dhe serbët janë qytetarë të lirë. Kush mund të mohoi arritjet e Kosovës? Qeverisjen e mirë, bashkëjetesën multietinike, duke përfshirë progresin e dukshëm në proceset euroatlantike. Jo vetëm që nuk çliroi asnjë forcë te errët, por u shndërrua në rrip sigurimi për gjithë rajonin. Serbia dhe Kosova janë të angazhuara prej disa vitesh ne një dialog serioz. Pas shumë dekadash mosbesimi, kjo është një arsye më shumë që për tu kujtuar këtyre vendet që se kanë njohur në këtë audiencë, që duhet ta bëjnë atë. Kjo nuk duhet të shihet si humbje. Njohja e Kosovës, vendosja e marrëdhënies dhe përkrahja e saj, diçka që 114 anëtarë të OKB e kanë bërë tani është kontribut për një jetë të mirë të saj dhe qytetarëve të Kosovës, edhe vet Serbinë. OKB të reformohet që të përmbushë përgjegjësitë e saj, të garantojë siguri për brezat e ardhshëm. Jemi të vetëdijshëm që mund të bëjmë gjithçka për vendet tona. Ne nuk mund dhe nuk duhet të dështojmë në këtë angazhim. Shqipëria do japë kontributin e saj për të bërë botën më të mirë për të gjithë ne”, pohoi gjatë fjalës së tij Rama.

Nga ana tjetër, ka theksuar kreu i qeverisë, Shqipëria pret që partnerët europianë të hapin dyert për negociatat e anëtarësimit.

“Pas muajsh më parë qytetarët e Shqipërisë ranë dakord me planin tonë. Synimi ynë është që të sigurojmë një rritje prej së paku me 5 përqind. Kjo më çon tek argumentet e mia të preferuara, lëvizjen e mallrave dhe ideve. Në dobi të atyre që jetojnë këtu. Kjo është sfidë e politikave tona të ardhme. Ka pasur raste kur kemi ardhur këtu, në konkurrencë të vendit fqinj se kush vlen më shumë. Kjo shpresojmë që të jetë lënë mënjanë njëherë e mirë. Së bashku me BE dhe në bazë të parimeve politikë po punojmë për të rrëzuar çdo barrierë të tregtisë së lirë. Krijimi i zonës ekonomike rajonale për të cilin ramë dakord në Trieste do të rriste ekonomitë tona. Duke vepruar kështu do jemi më të aftë që të respektojmë të drejtën e pakicës dhe të fqinjëve tanë. Një lidhje e fortë me BE është e rëndësishme për stabilitetin. Kur BE është i zënë në vetvete, kjo lidhje është e brishtë. Ndaj kjo është arsyeja se pse kjo lidhje duhet të forcohet”, theksoi Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: