VLORE-Kryeministri Edi Rama është shkëputur sot nga dëgjesat publike ndërsa u bë sot mysafir për drekë i një familje në Kaninë të Vlorës.

Teksa diskutonte me të pranishmit në tavolinë në familjen e Viron Micit, Rama tregoi një histori interesante me një të moshuar që e kishte takuar në Lungomare në Vlorë. Ai tha se i moshuari ishte demokrat, por që kishte zgjedhur të votonte PS-në, vetëm për tri fjalë që Rama kishte përdorur gjatë fushatës; timon, tepsi, kazan.

“Një burrë demokrat tek Lungomare më tha: “Të kam votuar për tre fjalë; kazan, tepsi, timon. Më ke futur në një hall, nuk e di nëse do vinte dita që do votoja për PS. Shkova në votime, mbulova me dorë fletën e votimit që mos të dukeshin partitë e tjera dhe votova për ty Edi Rama. Tani timonin e ke, tepsinë shkatërroje, kazanin lërë të zejeje””, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: