*Rama analizon reformat në 3 vite: Kthesat historike që realizuam, i kthyem publikut 15 mln USD

TIRANE- Partia Socialiste mblodhi sot Asamblenë Kombëtare, ku u diskutuan dhe miratuan projekt-rregulloret për zbatimin e Statutit të partisë. Në nisje të punimeve të Asamblesë, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të punës së bërë në 3 vite nga qeveria që ai drjeton, duke e cilësuar “Inventarin më të plotë të reformave në 25 vitet e fundit”.

Sakaq, kryeministri u është përgjigjur edhe qytetarëve që janë mbledhur prej orës 11:00 në një protestë para Kryeministrisë kundër ligjit të mbetjeve.

“Ligji për mbetjet, i domosdoshëm dhe tërësisht konform ambicies sonë për një Shqipëri më të pastër, kush kujtohet për çfarë kemi thënë kur kërkonim reformën territoriale, një nga pikat ka qenë na duhet kjo reformë për të kaluar në një fazë racionale të menaxhimit të mbetjeve”,­ tha Rama.

Kryeministri deklaroi edhe njëherë se qeveria ‘Rama’ nuk ka bërë tradhti kombëtare sa i takon miratimit të ligjit të mbetjeve. Ai theksoi se tradhti do quhej nëse në Shqipëri do të hynin mbetje për t’u djegur apo groposur. Ai shtoi se PS mund të ketë bërë shumë gabime, por kurrë ‘tradhti për interesat kombëtare’.

“Kjo që bëjmë ne është që ta bëjmë Shqipërinë më të pastër. Shqipëria është më e pastër se tri vite më parë, por duhet më të pastër. Këta nëse nuk importojnë mbyllin fabrikat. Ndaj si do bëjmë ne me ndarjen e burimeve nëse nuk kemi teknologjinë e riciklimit, do i ndajmë tek kazani? Është e domosdoshme që ta them hapur e qartë: Kurrë unë, qeveria jonë dhe partia jonë, nuk do t’i tradhtonte qytetarët duke bërë një ligj ku të lejohej edhe shtegu më i vogël për të ndotur më shumë Shqipërinë. PS në këto 25 vite ka qeverisur, ka qenë në opozitë, mund t’i numërohen gabime pa fund por nuk ka një njeri që mund të çohet dhe t’i tregojë një tradhti të interesave kombëtare. Kjo parti nuk e tradhton interesin kombëtar. Në këtë rast do ishte tradhti nëse do ktheheshim tek ligji që hoqëm. Ai ligj hapte shtigje që mund të jepte mundësi që të sillte mbetje të rrezikshem që mund të digjeshin këtu. Mafias nuk i interesojnë plehrash, pasi janë kalvare të tjerë që duhet ta bëjë. Për të hyrë në një vend ato mbetje duhet ligj. Kjo gjë nuk ka lidhje me ligjin tonë. Ligji ynë i ndalon rreptësishtë këto hyrje; ndalohet ardhja e çdo lloj mbetje që ka si qëllim të groposet në Shqipëri apo të digjet. Vitin e ardhshëm ekonomia jonë do jetë 150 mln euro më shumë për shkak të industrisë së riciklimit. Ky ligj i hap rrugën që Shqipëria në 3-4 vitet e ardhshme të jetë një vend i pakrahasueshëm nga pikëpamja e pastërtisë që kemi sot.”, përfundoi fjalën e tij Rama.

Kreu i Qeverisë ka premtuar ndërkaq se me buxhetin e vitit të ardhshëm do të bëhet rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve.

“Me buxhetin e vitit të ardhshëm do rrisim pagat dhe pensionet, mbetet ende për tu saktësuar në detaje plani i rritjes së pagave por ajo që them është se do ti rrisim pagat më shumë se Berisha në çdo vit të saj, më e lartë e pagave në vit. Një masë e domosdoshme në këtë moment, në aspektin moral se përtej zhurmës së kazanit duhet ta pranojmë se reformat s’do kishin ritmin dhe impaktin e tyre nëse nuk do kishim pasur mbështetjen e shumicës së popullit, mirëkuptimin e opinionit dhe të vetëdijshëm që reformat në fund të ditës kanë impaktuar duke shkaktuar dhimbje e vështirësi te njerëzit që na mbështesin, duhet që edhe ata në fund të 4­-vjeçarit të parë meritojnë të shpërblehen për gjithë këtë punë që e konsideroj të përbashkët”, tha Rama.

PJESE NGA FJALA E KRYEMINSITRIT EDI RAMA NE ASAMBLENE E PS
“Sot kjo Asamble mblidhet me një rend ditë që ka në fokus punë për organizmin kapital të gjithë strukturës së PS. Pasqyra e rezultateve deri më tani, përbën një sfidë të madhe në procesi e komunikimit, pasi nuk ka asnjë dyshim se gjithçka kemi bërë është e pamjaftueshme në krahasim me sa mbetet për t’u bërë nga kjo forcë politike në procesin tranfsomues përmes qeverisjes. Por çfarë kemi bërë përbën një tërësi arritjesh që tre vite më parë as mund të imagjinoheshin. Kjo sepse kush qeverisi më parë, asnjëherë nuk u përpoq të adresonte siç duhet problematikat e trashëguara dhe të rënduara vit pas viti. Nëse do të bënim një inventar të gjithë reformave të ndërmarra nga qeveria, do të ishte padyshim inventari më i plotë i gjithë këtyre 25 viteve. E filluam me një reformë që duhej për rregullimin e territorit. Duke bërë në radhë të parë betejën frontale për të ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të gangrenave në territor. Ndaluam zhvillimin kaotik në territor. Ndërsa reforma në sektorin e energjisë është më shumë rëndësi. Pasi shënon një kthesë historike në raportin tonë me shtetin. E nisëm reformën duke filluar njësoj si me reformën e territorit e cila pastaj u shtri në një sërë aspektesh themelore, që nga reforma administrative, tek krijimi i planeve të përgjithshme kombëtare; reforma në drejtësi, u bë si një reformë që duhet të ndante të shkuarën me të ardhmen. Dhe kush konsumon energji duhet ta paguajë atë. Dhe ajo ata që e vjedhin, të paguhen nga ata që e paguajnë energjinë.

Vendosëm një vijë të qartë ndarëse mes atyre që janë realisht shtresa në nevojë, dhe kanë nevojë për mbështetje lehtësuese për të paguar faturat e energjisë. Ndërsa të tjerë u larguar nga skema, pasi u strehuan si abuzues brenda shtresave në nevojë. Kjo reformë ishte një pjesë e rëndësishme e shëndoshjes së financave të shtetit. 433 971 familje e biznese debitorë që në vite thellonin borxhin në sektor duke mos paguar, janë sot në aktmarrëveshje, dhe shlyejnë me këste borxhet e akumuluara në vite. Janë 213 mijë familje që ndihmohen drejtpërdrejt sipas niveleve me subvencione nga ana e shtetit. Jo vetëm çmim mesatar i energjisë për konsumatorët familjarë nuk u rrit po u ul nga 9.7 në 9.5 lek për kilovat. Sot është fakt që nuk ka më faturim afrofe. Por çdo konsumator ka matësin e vet dhe paguan për atë që tregon matësi. U fshinë nga sistemi faturimet abuzive të 48 mijë abonentëve. Iu kthyen publikut 15 mln dollarë. Si dhe 72 mln dollarë kamatëvonesa të falura nga zbatimi i skemave lehtësuese.

Është me rëndësi projekti i linjës së interkonjeksionit me Kosovën, dhe projekti i unazës energjetike të jugut”, tha kryeministri Rama. Nga ana tjetër Rama vuri theksin tek sfidat që presin qeverinë, duke u ndalur tek sektori i energjetikës dhe ai i shëndetësisë.

“Për të mos hyrë në të gjitha shifrat, pasi do duhej një ditë fjalim, dua të theksoj se po bëj vetëm një bazë, dhe jo vetëm një fazë. Sfida jonë është liberalizimi i tregut të energjisë për të pasur çmim më të ulët të energjisë dhe investime të mëdha dhe të qëndrueshme në këtë sektor. Ndërkohë, me qeverinë tonë ka nisur për herë të parë një proces investimi në rrjetin e shpërndarjes së energjisë i cili në 85 për qind të tij ishte prej 45 vitesh pa prekur. Pasqyra e reformave është nga njëra anë një pasqyrë e rezultateve konkrete që janë fakte në realitetin e përditshëm, pro nga ana tërtër është pasqyrë reflektimi. Vlen të sjellim në vëmendje se sot jemi në kushtet që i vendos një bazë të rëndësishme që të çojmë para procesin e shëndetësisë dhe të shkojmë drejt mobilizimit ‘shëndetësia sipas nevojës dhe jo sipas xhepit’. Sot është zeruar pagesa e mjekut të familjes. Janë ulur çmimet e barnave në vend. Ky insistim dhe këmbëngulje për të thelluar reformat dhe ajo që duam ne të bëjmë një hap të rëndësishëm është që të gjithë listën e barnave ta bëjmë të rimbursueshme për ata që janë rezidentë të pasiguruar. Këtu nuk flasim për një ambicie që duhet të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeverisës, por do ta nisim qysh në vitin që vjen.”, theksoi ai.

Tekstet
Teksa është ndalur tek sistemi arsimor në vend, Rama përmendi faktin se gjatë kësaj kohe janë hequr nga 600 tekste shkollore. “Janë hequr 600 tekste me probleme të më dha dhe faktikisht nxënësit shqiptar nuk do kenë më tekste me cilësi aq të dobët sa e kanë pasur për vite të tëra. Nga ana tjetër kemi bërë njësimin e kurrikulës me Kosovën dhe kemi transformuar Maturën Shtetërore.”, tha Rama.

Investimet e huaja dhe legalizimet
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek investimet e huaja dhe legalizimet. Ai iu kundërvu edhe njëherë ‘kazanit të politikës dhe mediave që i shkojnë pas avazit’, duke shtuar se investimet janë rritur.
“Nga ana tjetër dua të ndaj me ju shifrën e investimeve të huaja. Flitet shumë nga kazani i politikës dhe i mediave që i venë pas avazit, se ive4nsimet e huaja janë rritur. Ato përbëjnë sot 8.5 % të prodhimit tonë të brendshëm Kombëtar. Kjo nuk do të thotë se ne kemi mjaftueshmërisht investime të huaj dhe krahasimi me të huajt na mjafton. Ambicia jon është që të synojmë një rrije që të kapërcejmë në harkun e mandatit të ardhshëm 5 %. Nuk ka as sekrete dhe magjira në këtë fushë. Ajo që është për tu bërë janë detyrat e vështira. Më lejoni që t’ju sjell në vëmendje tre fakte të tjera. E para prej shumë vitesh në Shqipëri është bërë një politikë shumë e zhurmshme për gjithë atë kapital të vdekur të ndërtimeve pa leje. Në 8 vite qeveria e mëparshme legalizoi vetëm 21 mijë ndërtime pa leje, prej të cilave 85 % shin jo për banim por për biznes. Mund t’ju them se në fund të këtij viti do kapim shifrën 100 mijë ndërtime të legalizuar dhe falas.”, pohoi ai.

AXHENDA:
Ditën e shtunë, datë 01 Tetor 2016, ora 11:00 në ambientet e lokal “Xibrakut” në Tiranë, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me këtë rend dite:
1. Fjala e Kryetarit të Partisë, Edi Rama.
2. Diskutimi dhe miratimi i projekt rregulloreve në zbatimin të Statutit të partisë:
a. Rregullore: Mbi organizimin e funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS.
b. Rregullore: Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste.
c. Rregullore: Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës.
d. Rregullore: Kryefinancieri, financierët dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare.
e. Rregullore: Për votëbesimin në parti.
f. Rregullore: Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij.
g. Manuali i organizimit elektorat të PS
h. Kodi i zgjedhjeve në parti.
i. Kodi i etikës në parti.
j. Vendim: Për kuotizimin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016.
SEKRETARI I PERGJITHSHEM I PARTISE
Gramoz Ruçi

(el.sp/ed.meBalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: