TIRANE– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur rinjve të Partisë Demokratike, të cilët rrethuan disa nga institucionet e vendit, duke protestuar në kuadër të ditës së Rinisë, 8 Dhjetorit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë, fton protestuesit që të lexojnë rezultate për Shqipërinë në programin PISA 2015.

“Të rinjtë e nxitur nga partitë që protestojnë për arsimin të lexojnë rezultatet e Shqipërisë në programin PISA2015 “, shkruan Rama, duke shpërndarë lajmin e një dite më parë, ku Komisioni Evropian i ka dërguar një letër vlerësimi Ministrisë së Arsimit në Programin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) për rezultatet e studimit të vitit 2015.

Kështu, bazuar në raportin e publikuar pardje të PISA­s, letra që mban firmën e përfaqësuese së Komisionit Evropian për Arsimin dhe Kulturën, Helene Skikos, vlerëson ministren Nikolla për punën që ka bërë në fushën e arsimit.

Në këtë letër, shprehet vlerësim edhe për punën e kryeministrit për reformat që janë ndërmarrë në fushën e arsimit.

“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri. Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15­vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015. Urime dhe mos hiqni dorë. Reforma në edukim është një rrugë e gjatë”, shkruan letra e Helene Skikos.

15415926_10209165023900273_368158239_n
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb