TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër pamje nga Shqipëria turistike për të uruar mëngjesin e sotëm ndjekësit e tij për një ditë të mbarë.

Bëhet fjalë për një foto të kalasë në Kepin e Rodonit, të cilën kryeministri e ka publikuar në “Facebook”.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë pamje të kalasë në Kepin e Rodonit ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruan Rama.

Rama fb

Por ndonëse pamja është e mrekullueshme, ka nga ata komentues që nuk e kanë harruar aksidentin e djeshëm të deputetit të PDIU ku mbeti i vdekur një 54-vjeçar.

Një prej komentuesve e akuzon kryeministrin se ka kapur drejtësinë, pasi sipas tij deputeti nuk bëri asnjë ditë burg.

Komentuesi: E Edo ke kapur drejtësinë, ai deputeti nuk bëri asnjë ditë burg, mirë ja bën këtij populli jepi.

koment rama ok

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb