Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të mirë për shqiptarët.

Në urimin e tij të mëngjesit, ai ka lajmëruar se në muajin maj do të përfundojë rruga turistike për në Velipojë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se, pas 27 vjetësh, përfundon në maj rruga turistike për në Velipojë, një nga destinacionet më të populluara të bregdetit, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në Facebook.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: