TIRANE- Në një kohë kur e gjithë vëmendja është tek arritja e konsensusit mes palëve për miratimin e reformës në drejtësi, kryeministri Edi Rama ka uruar skuadrën e Partizanit për kualifikimin në turin për ligën e Kampioneve. “Urimet me te mira “Partizanit” për kalimin e turit te dyte ne fushe te huaj??? Një bravo e madhe skuadres trainerit presidentit???”, citohet në mesazhin e Ramës.

Por, komentuesit, të vëmendshëm ndaj zhvillimeve politike në vend, i kanë kujtuar Ramës që të votojë reformën në drejtësi, duke shtuar se: ‘Miratojeni reformen brenda kohes se rregullt, mos e lini Bashen ta çojë me penallti!’.
rama status per partizanin
Partizani ka kaluar sot turin e kualifikimit për Ligën e Kampioneve, pasi ka fituar me penallti. Në “Grupama Arena” të Budapestit u luajt ndeshja e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampioneve mes Ferencvaroshit vendas dhe Partizanit, ku ky i fundit fitoi me penallti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: