TIRANE- Të pathënat e një fushate elektorale që po shkon drejt fundit, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i zbulojë për publikun e gjerë.

Si po shkon ajo, çfarë rezultati parashikon në zgjedhje dhe a do të bëjë koalicion me PD-në pas zgjedhjeve ashtu siç komentohet gjerësisht? Por jo vetëm kaq.

Ai do të flasë edhe për togfjalëshin aq të përdorur prej tij gjatë kësaj fushate, “timon, kazan, tepsi”. Deri më tani ai ka sqaruar se me timon, nënkupton qeverisjen i vetëm, kurse me tepsi i nënkupton postet në administratë, ndërsa me kazan i referohet përgjithësisht mediave.

Të gjitha këto pritet t’i zbulojë mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Të paekspozuarit” me Ylli Rakipin në ‘News 24’, i cili ndonëse ishte parashikuar të niste në orën 20:45, do të fillojë më vonë për shkak të axhendës elektorale të kryeministrit. Menjëherë sapo mbylli mitingun në Fier, Rama u nis drejt ‘News24’ në Tiranë.

Në një status në Facebook, kryeministri lajmëroi më herët se: “Sonte në NEWS24 me Ylli Rakipin për timonin, tepsinë dhe kazanin ✌ ??Live edhe në ERTV ?”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb