TURQI– Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Turqi, ku është pritur në një takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Dy liderët janë takuar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se ishte për një darke pune me presidentin Erdogan, ku kanë diskutuar për projektin e aeroportit të Vlorës si dhe projektet e reja në turizëm dhe energji me mbështetjen e Turqisë.

“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve ?? ??”- ka shkruar Rama.
6JHN
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: