TIRANË- Në tryezën e organizuar për diskutimin e ligjit të ri për arsimin e lartë, Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe një ritual të tij, duke zbuluar kështu një sekret se kush i tregon për gjendjen e vendit. Rama ka thënë se njëherë në çdo stinë shëtit me taksi pas mesnate dhe i thotë taksistit të flasë. Kryeministri ka treguar se prej kohësh nuk gjen më taksist që të mos ketë diplomë të juridikut.

“Unë prej shumë kohësh ruaj një zakon që marr një taksi pas mesnate dhe i them taksistit ‘fol tani’ dhe taksisti ecën dhe flet. Sepse është mënyra më e mirë për të kuptuar pulsin e vendit ku jeton. Asnjë raport i BB apo OSBE-së nuk ta jep pamjen e vendit tënd si një taksist pas mesnate. Dhe u bënë vite që unë nuk gjej një taksist pa diplomë juridiku. Kur i them po si e ke marrë më thotë ja çoja fëmijët e pronarit në shkollë. Ose gruaja bënte pazarin për pronarin”, tha Rama, në takimin e organizuar nga Ministria e Arsimit ku po diskutohej ligji për arsimin e lartë në vend.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: