Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama zhgënjehet me lajmin e Top Channel: Si mund të quhet e besueshme kjo media?

hahn rama

TIRANE- Përmes një statusi në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama poston një lajm të Top Channel ku flitet për të e komisionerin Hahn dhe tregon një nga arsyet pse ai kapet me gazetarët.

E ndërsa e shpreh hapur që ky TV ka bërë histori falë gjenialitetit të themeluesit Dritan Hoxha, Rama shton se lajmi që kanë publikuar është një gënjeshtër.

Rama
STATUSI I PLOTE
“HAHNI DHE KAZANI”
Ky është titulli i lajmit të Top Channel që mund ta shihni bashkëlidhur.
Në lajm, siç do ta lexoni, thuhet se kryeministri e cilësoi median si të pabesueshme.
Po, e vërtetë, kështu mendoj! Por si për ta vërtetuar me dëshminë e vet se sa të pabesueshme janë mediat, Top Channel, siç e shihni, e informon publikun se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV! Ju të gjithë tani mund ta shikoni vetë provën e kësaj gënjeshtre me bisht, nëse zbrisni në postimin e dytë e të tretë të ditës dhe klikoni videon e dhënë live nga ERTV.
Tani pyetja që vjen vetiu është: Nëse një televizion kombëtar që ka bërë histori falë gjenialitetit të të ndjerit Dritan Hoxha, është katandisur sot të gënjejë kaq hapur, edhe për një fakt kaq të thjeshtë, si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri?

(m.a/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.