Ish-mesfushori i Partizanit, Ylber Ramadani, nëpërmjet një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” foli reth ecurisë jo të mirë të Partizanit dhe ftesës në Kombëtare nga Panuçi.

Ramadani

Për krizën e Partizanit

“Partizani gjithmonë ka objektiv titullin kampion. Iuliano nuk e ka njohur ekipin. Me Starovën do e marrë formën që kishte vjet. Vendosja taktike në fushë ndonjëherë ka qënë e gabuar. Iuliano e ka nënvlerësuar kampionatin shqiptar.”

Zëvendësimi i Ramadanit me La Kamera

“Është zgjidhje e klubit. Partizani nga kjo ndeshje me profesor Starovën do të rikthehet aty ku i takon.”

Presioni te Partizani

“I vetmi presion është se nuk e ka filluar titullin prej shumë vite. Prej presidentit apo prej dikujt tjetër nuk ka presion. I kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Kampionatit Shqiptar. Mendoj që ai klub do të rikthehet dhe e meriton ta fitojë titullin kampion.”

 Ftesa nga Panucci

“Isha në stërvitje dhe erdha në shtëpi. Më dërguan biletën për U-21 dhe pastaj më thanë që në 11 do ti bashkohem Kombëtares në Antalia. Është një ndjenjë e veçantë të përfaqësosh kombin. Më 14 kam ndeshje të rëndësishme me klubin në Danimarkë, kam biseduar me trajnerin dhe i kam thënë dua të luaj për Kombëtaren. Zgjodha ndeshjen e Kombëtares dhe më kuptoi. Kanë biseduar me Panuçin dhe ranë dakord që unë të vij. Ramadani gjithmonë luan para mbrojtjes, aty do ndihesha mirë të luaj.”

Kalimi te Velje

“Klubi im pagoi 200 mijë euro te Partizanit, për tu transferuar në Danimarkë. Unë mendoj që futbolli danez është një hap më lart. Këtu nuk dinë të mbrohen. Sulmojnë shumë. Pa e nënvlerësuar Kategorinë Superiore që është në rritje.”/PanoramaSport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb