Sergio Ramos insiston se Real Madrid e respekton Barcelona-n.

Zinedine Zidane konfirmoi se skuadra e tij nuk do të formojë korridor kur Barça të fitojë titullin, dhe Ramos e bëri të qartë se ekipi mbështet trajnerin.

“Situata është e qartë, por donim të fitonim me çdo kusht,” shprehet mbrojtësi pas derbit.

“Ishte një ndeshje e komplikuar. Krijuam shumë raste por nuk i shfrytëzuam. Korridori i nderit? Gjithmonë kam thënë se duhet të respektojmë atë që thotë trajneri. As Barça nuk formoi korridorin për ne.

“Duhet të ketë respekt dhe çështja e korridorit nuk duhet të zmadhohet. Nuk mendoj se Barça-s i intereson shumë. Nëse nuk bëjmë korridorin nuk do të thotë se nuk e respektojmë Barcelona-n, shkruan telesport.

“Zëvendësimi i Ronaldo-s? Nuk e di nëse ishte e folur paraprakisht por duhet ta ruajmë sa më shumë pas i po kalon një formë të mirë.

“Simeone thotë se jemi favoritët për Champions? Askujt nuk i pëlqen kur quhet favorit.

“Nuk duhet të kesh kompeticione të preferuara, por me 12 Kupa Europaine të fituara, sytë na ndriçojnë ndryshe…

“Finale në Champions ndaj Barça-s? Nuk ka ndodhur. Por do të ishte diçka e bukur.”

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb