Një Range Rover i  ri sportiv ka arritur të ngjisë shkallët e “Parajsës” duke u bërë automjeti i parë që ngjitet në 999 shkallët e një prej pikave më atraktive në Kinë.

Hybrid-i 4X4  është e para fuoristradë që bën ngjitjen në “Portën e Parajsës” në provincën Huan.

Sfida filloi në një nga rrugët gjarpërushe të malit Tianmen, të njohur si Rruga e Dragoit, për të mbërritur më pas në majë.

Finalja epike ishte ngjitja në 45 gradë e 999 shkallëve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb