Për Claudio Ranierin, por edhe për këdo që i pëlqejnë surprizat, mbrëmja e djeshme ishte për t’u harruar. Kjo për shkak të shkarkimit të italianit nga posti i trajnerit pasi Leiçester City zgjodhi të mos e vazhdoj më aventurën me italianin.

Tashmë si një teknik i lirë, 65-së vjeçari ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga skuadra me të cilën shkroi historinë duke fituar titullin e “Premier League” sezonin që lamë pas.

“Dje vdiq ëndrra ime. Pas euforisë së sezonit të kaluar dhe shpalljes kampion të Premier Ligës, krejt çka ëndërroja ishte qëndrimi te Leicester City, klub që e dua përgjithmonë. Fatkeqësisht nuk ishte e shkruar kështu”, ka thënë mes lotësh Ranieri.

“Dua të falënderoj gruan time Rosannan dhe familjen për përkrahjen e tyre të pafund gjatë kohës sime te Leicesteri. Falënderimet shkojnë edhe për Paolon dhe Andrean, të cilët më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm”, shtoi më tej ai.

“Kryesisht dua të falënderoj tifozët e Leicesterit. Aventura ishte e jashtëzakonshme dhe do të jetoj me mua përgjithmonë. Faleminderit për të gjithë gazetarët dhe medet që erdhën këtu dhe kënaqeshin duke raportuar për historinë më të madhe në futboll. Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë në klub, për lojtarët, stafin, të gjithë që ishin pjesë e kësaj të arriture”. përfundoi trajneri.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb