Avioni i Malaysian Airlines, MH17, u rrëzua nga një raketë 9M28 Buk, e prodhuar në Rusi. Kështu thuhet në një raport zyrtar holandez për shkaqet e rrëzimit. Raketa e goditi nga përpara, në pjesën e majtë avionin. Si rezultat, një pjesë e avionit u këput, thuhet në raport.

Familjarë të 298 personave që kanë humbur jetën në aeroplanin e kompanisë së Malajzisë MH17, janë informuar për këtë raport nga Bordi i Sigurisë Holandeze.

Raporti tregon se aeroplani ishte goditur nga një raketa, tokë-ajër Buk. Aeroplani i Malajzisë është rrëzuar më 17 korrik të vitit 2014 në një zonë që kontrollohet nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Perëndimi dhe Ukraina thotë se rebelët e mbështetur nga Rusia janë fajtorë për rrëzimin e avionit Boeing 777.

Moska mohon një gjë të tillë dhe fajëson Ukrainën. Rusia thotë se raketa u qëllua nga një territor i kontrolluar nga Ukraina.

Raporti ndërkaq thekson se hapësira ajrore duhej të ishte e mbyllur.

Të afërmve të 298 viktimave në bordin e avionit të rrëzuar në Ukrainë në vitin 2014, iu është thënë se pasagjerët kanë humbur jetën thuajse menjëherë.

Avioni po fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, kur u rrëzua më 17 korrik 2014.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: