TIRANE- Shqipëria është renditur në vendin e 58 nga 190 të tilla në raportin e publikuar sot nga “Doing Business”.

Në një konferencë për shtyp, ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi deklaroi se ky raport vlerëson mënyrën e të bërit biznes në vendin tonë, ndërsa shtoi se ka përmirësime ekonomik të vendit tonë, siç është ajo në fushën e lejeve të ndërtimit apo energjisë elektrike. Sipas saj, vendi ynë është miqësor me investitorët e huaj.

“Të bësh biznes tek ne vlen. Raporti thekson se në fushën e lejes së ndërtimit se është thjeshtuar procedura. Koha e marrjes dhe lidhjes së re të energjisë është shkurtuar. Sipas Raportit ‘Të bësh biznes’ vlerëson zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.”, tha Ekonomi. Ndërkohë, në raport thuhet se sigurimi i energjisë elektrike ka pasur ecuri pozitive me 8 vende, ndërsa pagimi i taksave me 12 vende më lart.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/10/ALB-1.pdf”]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb