KORCE-Policia e Korçës është vënë në alarm pas një telefonate të një banori të lagjes “Xerje” të fshatit Tudas, në Korçë, i cili raportonte se dy persona janë vrarë në këtë fshat.

Me të mbërritur në fshat, blutë e Korçës kanë dashur të kontaktojnë me personin që iu telefonoi, por ky i fundit ka fikur telefonin.

Pasi kanë krehur zonën forcat e policisë deklarojnë se nuk ka ndodhur asnjë krim dhe se alarmi mund të jetë fals. Policia shton se kanë identifikuar edhe personin që telefoni.

Ndërkohë gazetarja e News24 është duke shkuar në vendin ku është raportuar ngjarja, për të verifikuar informacionin e dhënë. Grupi i xhirimit të News24 gjatë rrugës për në vendngjarje, ka konstatuar një postbllok me një automjet të ministrisë së Brendshme në dalje të Voskopojës, në vendin e quajtur “Kulet”. Në postbllok ka edhe efektivë të forcave të armatosura.

(d.b/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: