Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

Rashica në formacionin e javës në Bundesligë me yje si Ribery e Lewa

MILOT-780x439

Futbollisti nga Kosova Milot Rashica ka debutuar për herë të parë në Bundesligën e Gjermanisë me fanellën e Werder Bremen.

Ai ka arritur të shënojë një gol në fitoren 3-1 të skuadrës së tij ndaj Koln. Pas fitores dhe golit, Rashica është vendosur në formacionin e javës të publikuar nga Transfermarkt.de.

Rashica vjen në pozicionin e mesfushorit edhe pse në ndeshjen e fundit luajti në pozicionin e tij të zakonshëm, në krahë.

Shqiptari është në grup me emra të njohur të Bayern Munich, Robert Lewandowski, Frank Ribery dhe Joshua Kimmich. Në formacion janë edhe futbollistët e Dortmundit, Batshuayi dhe Christain Pulisic.
i8jk

(BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Rashica në formacionin e Javës!!!
    Rashica, një sulmues i zakonshëm (me një gol) i një skuadre që përpiqet të mos bjerë nga kategoria!!!

    Me siguri, këto “formacione” bëhen në ndonjë kafe-internet të ndonjë katundi të Kosovës!

    Njëlloj si para nja dy muajve kur cilësuan Mavrinë si mbrojtësin më të mirë të Bundesligës(!!!) i cili po e gremis Hamburgun në kategori të dytë!