KOSOVE-Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, është shprehur në një emision televiziv në mediat kosovare se se ministri për Kthim dhe Komunitete duhet të japë dorëheqjen morale për shkak të të gjithë gjërave që kanë ndodhur. Sipas Rashiqit, ministri duhet të japë dorëheqjen pasi “Lista Serbe” është në duart e Beogradit. “Ata veprojnë sikur nuk jetojnë këtu, por sikur jetojnë në Serbi”, tha ai. Rashiq thekson se serbët e Kosovës duhet të jenë autoktonë, ndërsa rruga e tyre nuk duhet të jetë as Beogradi e as Prishtina, por Brukseli.
(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: