Australi- Ministri i brendshëm në shtetin New Wales në Australi, Troy Grant, ka denoncuar veten në polici pasi kishte përdorur telefonin gjatë kohës që po i jepte makinës, shkruan BBC. Ministri gjatë kohës sa po ngiste makinën kishte marrë telefonin dhe kishte fotografuar trafikun e dendur, dhe më pas këtë fotografinë e kishte postuar në “Twitter”. Pas kësaj, ai është informuar se e pret një dënim në vlerë të 250 dollarëve.

“Është një kujtesë e mirë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, madje as ministri i brendshëm”, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: