KOSOVE– Sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ne Kosovë, pas raundit të parë në 22 tetor. Në balotazh për kryetar komunash në garë ishin 38 kandidatë. Balotazhi u mbajt në këto 19 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot. Kurse në Partesh do të rivotohet sërish për kryetar komune, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar që të përsërisë votimet, pas ankesës së dërguar nga Nenad Cvetkoviq (nga subjekti politik GI, Narodna Sloga) i cili pretendoi se zgjedhjet në tri vendvotime të Parteshit kanë qenë të manipuluara.

1,353,613 kishin të drejtë vote për raundin e dytë të zgjedhjeve të cilët të drejtën e tyre kanë mundur ta ushtrojnë në 614 qendra të votimit me gjithsej 1,777. Ndërkohë, Klan Kosova ka organizuar sërish një Exit Poll. Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, duke paralajmëruar rezultatet ka thënë se Exit Polli ka përfunduar në 18:10 dhe janë rezultat për 11 komuna.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 40 për qind.

Rezultatet për komuna sipas Exit Poll janë:

Ferizaj – fiton PDK

Vushtrri – fiton LDK

Klinë – fiton PDK

Prishtinë – VV

Mitrovicë – AKR

Gjakovë – AAK

Prizren – PDK

Gjilan – LDK

Suharekë – AAK

Istog – LDK

Rahoveci ende nuk dihet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: