ENRIK MEHMETI* VLORE- Reja e tymit të zi që dite nga një prej trageteve të linjës Vlorë-Brindisi, ‘Horizon’ , ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turisteve të cilët menduan se aty kishte rënë zjarr. Ngjarja në fjalë është regjistruar ditën e djeshme në portin e Vlorës, teksa traget ishte i ankoruar.

Tymi dilte pikërisht nga oxhaku i tragetit dhe fatmirësisht nuk behej fjalë për një ngjarje të tillë, por një çlirim gazrash. Përveç aspektit viziv, ky rast për qytetarët ky rast është klasifikuar si ndotje e madhe.

Sakaq, deri më tani asnjë prej institucioneve nuk është shprehur në lidhje me sasinë e tymit të çliruar në atmosferë.

Ndërkohë, në një video të siguruar nga News24, e cila është regjistruar nga një pasagjerë që ishte në një tjetër traget. Për më tepër shihni videon.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: