Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka sqaruar situatën në lidhje me refuzimin e vizave për 70 prokurorë e gjyqtarë siç është raportuar më parë në media.

Në një reagim të saj, Ambasada bën me dije se vizat janë refuzuar vetëm për 23 prej tyre. Sipas Ambasadës 48 gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të kenë viza të vlefshme për në SHBA.

Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë
Ambasada e SHBA është në dijeni të raportimeve në media që pretendojnë se zyrtarë konsullorë kanë revokuar vizat e 70 gjyqtarëve dhe prokurorëve javën e kaluar. Këto raportime janë të rreme.
Nga 71 prokurorë dhe gjyqtarë që kishin viza të vlefshme përpara 26 janarit, zyrtarët konsullorë kanë revokuar vizat vetëm për 23. 48 gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të kenë viza të vlefshme për në SHBA. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë raste individuale.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb